Situata në njësinë Skënderbegas të Gramshit vijon të jetë e rënduar si pasojë e zjarrit. 40 banesa u shkrumbuan dhe janë kthyer në të pabanueshme, janë djegur sipërfaqe të mëdha me pyje e shkurre, por edhe dhjetëra bagëti që mbetën të rrethuara nga zjarri. Flakët aktualisht janë me intensitet të vogël por ende po monitorohet nga strukturat vendore sepse era herë pas herë rrit intensitetin, shton rrezikun për vatrave të reja.