Një banesë u përfshi nga flakët një natë më parë në lagjen Dudas të Shkodrës. Ngjarja shkaktoi panik te banorët e zonës pasi zjarri rrezikonte edhe banesat e tjera. Dy mjete zjarrfikëse bën të mundur neutralizimin e zjarrit, teksa në zonë u ndërpre edhe energjia elektrike, për të shmangur ndonjë rrezik të mundshëm. Fatmirësisht nuk pati persona të lënduar.