Beteja me vatrat e zjarrit në Dropull e Finiq po vijon prej orësh të tëra. Të ndihmuara dhe nga era, flakët që kanë përfshirë kreshtën e malit të Gjerë iu afruan fshatit Sofratikë në Dopull. Pavarësisht ndërhyrjes nga ajri ,zjarri rrezikoi dhe banesat. Mungesa e rrugëve ua vështirësoi punën forcave zjarrfikëse por pavarësisht kësaj ata mundën që të neutralizojnë flakët. Ndërkohë banorët treguan momentet e panikut.