Temperaturat e larta mbeten shkaku kryesor i ndezjes së vatrave të zjarrit në disa zona të vendit. 23 vatra raportohen të jenë aktive në vetëm 24 orët e fundit, ku deri më tani 19 prej tyre janë izoluar nga forcat zjarrëfikëse dhe Forcat e Armatosura. Qendra Kombëtare Operacionale e emergjencave civile bëri me dije se vatra e zjarrit nuk është izoluar ende në vendgrumbulimin e mbetjeve në Bashkinë Vlorë, ndonëse angazhimi për fikjen e tij ka qenë i madh. Shtëllunga e tymit në Vlorë, prej ditësh po ndot ambientin.