Zjarri në parkun natyror të Gërmenjës në Kolonjë vijon të jetë ende aktiv, duke djegur sipërfaqe të mëdha me pishë e bimë të tjera. Sipas prefekturës së qarkut Korçë, gjatë orëve të fundit është shënuar një përhapje e flakëve poshtë piramidës 15, në thellësi të territorit shqiptar, në drejtim të Rezervatit të Mbrojtur Gërmenj-Shelegur.