Të enjten, autoritetet greke thanë se po bëjnë përpjekje për të strehuar mijëra migrantë të mbetur të pastrehë, në ishullin Lesbos, pasi kampi kryesor u shkatërrua nga zjarret. Ministria e Migracionit tha se ka dërguar anije për të strehuar përkohësisht qindra njerëz. “Sot do të merren të gjitha veprimet e nevojshme për të strehuar menjëherë familjet dhe personat në nevojë”, tha ministria. Masat e autoriteteve greke po zbatohen para vizitës së paralajmëruar të nënpresidentit të Komisionit Evropian, Margaritis Schinas, për të inspektuar kushtet në ishull.