Një vit pas zjarrit vdekjeprurës në spitalin modular të Tetovës ku humbën jetën 14 pacientë, nis procesi gjyqësor ndaj 3 personave të cilët akuzohen se kanë përgjegjësi për ngjarjen. Para Gjykatës Themelore të Tetovës janë vendosur ish- drejtori i përgjithshëm i spitalit të Tetovës, Florin Besimi, ish-drejtori ekonomik Artan Etemi dhe përgjegjësi i spitalit modular Boban Vecevski. Ata akuzohen për veprat e tyre penale nxitje e rrezikimit të përgjithshëm dhe mosveprim sipas rekomandimeve shëndetësore në kohë epidemie.