Dy zjarrfikës humbën jetën të premten pasi makina e tyre u përplas me një avion të kompanisë ajrore LATAM që po ngrihej në fluturim në aeroportin e Limas, operacionet e të cilit u ndalën për disa orë në vijim. Zyrtarët e aeroportit kanë shprehur keqardhjen për humbjen e jetës së dy pjesëtarëve të skuadrave të zjarrfikësve në aksidentin që ndodhi pasditen e të premtes pasi zjarrfikësja dhe avioni u përplasën. Operacionet në aeroport u pezulluan deri në një njoftim të dytë cka bëri që të anuloheshin shumë fluturime ndërsa ardhjet në aeroport u devijuan në destinacione të tjera.