Një automjet është djegur gjatë natës në Karkavec, në Përrenjas. Makina e djegur është në pronësi të Pëllumb Radiçit, oficer i Policisë Gjyqësore në postën policore të Përrenjasit. Ngjarja ka ndodhur në pranë shtëpisë së tij, ku ishte e parkuar edhe makina. Fatmirësiht ka pasur ka vetëm dëme materiale. Policia ka shkuar në vendin ku është djegur mjeti, dhe ka kryer hetimet për të identifikuar rrethanat e ngjarjes dhe për kapjen e autorëve të ngjarjes. Ndërkohë nuk dihet shkaqet ndërsa paraprakisht dyshohet se mund të ketë lidhje me punën e tij. Vetë Radiç do të merret në pyetje, dëshmia e tij pritet të hedhë dritë mbi ndonjë konflikt të mundshëm që ky I fundit ka pasur për shkak të detyrës që mban.