Flakët që kanë përfshirë kodrat e Radhimës po përhapen me shpejtësi, ndihmuar edhe nga temperaturat e larta të motit dhe era që fryn nga bregdeti. Janë me qindra metra katrorë nën pushtetin e flakëve, ndërsa banorë të zonës dhe zjarrfikësja po përpiqen që t’i vendosin nën kontroll pa iu afruar edhe më tej zonave të banuara.