Zjarri në malin e Shashicës dhe në Gjepalaj të Shijakut, janë shkaktuar qëllimisht nga dora e njeriut. Dy persona u vendosën në pranga nga policia, njëri në Vlorë dhe tjetri në Shijak, pasi dyshohen se kanë ndezur zjarr për djegien e mbeturinave dhe barërave, për pasojë flakët janë përhapur duke shkaktuar dëme të mëdha.