Top News – Zjarret në BE më të rëndat në histori / Sezoni vazhdon, 1 milionë hektarë të djegur
22/08/2025 13:58

Zjarret që po shkatërrojnë BE-në kanë shkrumbuar më shumë se 1 milion hektarë tokë këtë vit, duke e bërë vitin 2025, më të rëndin të regjistruar ndonjëherë, plot një muaj para se të mbarojë sezoni i zjarreve. Zjarret vdekjeprurëse që kanë zbrazur fshatrat dhe kanë detyruar fermerët të bëhen zjarrfikës kanë përfshirë katër herë më shumë tokë këtë vit sesa mesatarja për të njëjtën periudhë gjatë dy dekadave të fundit, sipas të dhënave zyrtare. Zjarret kanë djegur shtëpi, kanë shkrumbuar pyje dhe kanë izoluar qytete të largëta. Të dhënat nga Sistemi Evropian i Informacionit për Zjarret në Pyje (Effis), i cili daton që nga viti 2003, tregojnë se 1 milion e 15 mijë hektarë tokë janë djegur këtë vit, duke thyer rekordin e mëparshëm prej 988,544 hektarësh që u vendos në vitin 2017, me javë të tëra moti të rrezikshëm dhe zjarresh që pritet të vijnë. Flakët shkatërruese kanë cliruar 37 milionë ton dioksid karboni, afërsisht aq sa emetimet vjetore të CO2 të Portugalisë ose Suedisë. Zjarret përfshinë pjesë të mëdha të Evropës Jugore këtë muaj, ndërsa një valë e nxehtësisë, e bërë më e gjatë dhe më e fortë nga ndotja nga lëndët djegëse fosile, i shtyu temperaturat mbi 40 gradë Celsius në pjesën më të madhe të Mesdheut dhe Ballkanit. Periudhat e zgjatura të nxehtësisë përvëluese thanë bimësinë, e cila në vende si Spanja dhe Portugalia ishte rritur me shpejtësi pas një pranvere të lagësht, duke lejuar që zjarret të digjen më shumë dhe të përhapen më tej.

Top News – Kamala Harris kthehet në 2028 / Mendon të kandidojë për president: E di çfarë duhet
11/04 14:30
Top News- Udhëtimi historik rreth Hënës! Astronautët e Artemis II, shëndoshë e mirë në Tokë
11/04 14:00
Top News- ‘Mos guxo të luash me ne!’JD Vance paralajmëron Iranin para takimit në Pakistan
11/04 13:35
Top News – Bordi i Paqes i Trumpit, në telashe / Nuk ka më para, plani për Gazën ka ngecur në vend
11/04 13:09
Top News – Avionët do mbeten në tokë / Linjat ajrore lëshojnë alarmin, mungesë karburanti
11/04 13:07
Top News – Paqe pas armëpushimit të Pashkëve/ Ukrainasit mbeten dyshues: Lufta do të vazhdojë
11/04 13:05
Top Channel/ “Djali i Khameneit i shfytyruar”, Reuters: Plagë të rënda në fytyrë e këmbë!
11/04 12:18
Top Channel/ Tregjet botërore me sytë nga Pakistani: A do ta ulin bisedimet cmimin e naftës?!
11/04 11:06
Top Channel/ Astronautët e Artemis II kthehen nga Hëna: Kapsula zbret në oqean me 39 mijë km/h!
11/04 10:53
Top Channel/ Pakistan, sot bisedimet e paqes- Trump: ”Hormuzi do të hapet, me hir a me pahir”!
11/04 10:50
Top News – Trump po bullizon NATO-n, sërish…por amerikanët e pëlqejnë aleancën
11/04 10:00
Top News – Izraeli dhe Libani në bisedime…! Pse po bëhet lufta dhe çfarë rezultatesh priten
11/04 09:53
Top News – Pentagoni kërcënon Vatikanin… / ‘Nuk i pëlqyen’ komentet e Papës për luftën në Iran
11/04 09:52
Top News – Rrëzon dronët e Iranit në Gjirin Persik / Çfarë merr Ukraina në këmbim të ndihmës…?
11/04 09:35
Top News – ‘Shtet kancerogjen dhe mallkim i njerëzimit’. Ministri pakistanez sulmon Izraelin
11/04 09:32
Top News – Bllokohet porti i Antverpit / Nafta derdhet në det, ndotje dhe dëm ekonomik
11/04 09:32
Top Channel/ Trump presion Iranit para negociatave: Firmosni ose godasim
10/04 23:25
Top News – ‘Jeni gjallë për të biseduar’. Trump kërcënon iranianët: Uluni në tryezë të flasim
10/04 22:00
Top News – SHBA, të ardhura rekord nga lufta. Europa paguan faturën e konfliktit të Donald Trump
10/04 21:00
SHBA pezullon negociatat me Iranin?/ Eksperti jep detaje, ja e vërteta
10/04 20:18