Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka monitoruar në terren vatrat e zjarrit në Pishporo dhe Darzezë të Fierit. Ai e cilësoi zjarrin në këtë zonë si një nga më të vështirët me të cilat është përballur vendi deri më sot. Megjithëse temperaturat janë ulur, sipas ministrit era e fortë dhe bimësia e dendur dhe e lartë e favorizon përhapjen e flakëve dhe riaktivizimin e vatrave të fjetura. Për sa i përket evakuimit, ministri thotë se vlerësimi teknik që është bërë konfirmon se nuk ka rrezik për banesat.