Mali i Shpiragut u përfshi nga një zjarr i madh mbrëmjen e së enjtes, flakët e të cilit, të favorizuara nga era, u përhapën me shpejtësi. Vatra u aktivizua shumë pranë zonës ku kompania Shell ka gjetur burime të mëdha nafte. Ministria e Mbrojtjes bëri me dije se 50 trupa të FA, 5 mjete dhe helikopteri Cougar janë angazhuar që prej mbrëmjes së të enjtes, për të shuar flakët në Shprag të Beratit.