Fusha e grumbullimit të mbetjeve urbane pranë inceneratorit të Elbasanit, është përfshirë nga flakët këtë pasdite. Zjarri ka marrë përmasa të mëdha dhe mendohet se shkak i zjarrit janë lende të ndryshme të hedhura në mbeturina te cilat janë ndezur. Dyshohet se zjarri ka rënë aksidentalisht dhe shërbimet e zjarrfikëses ndodhen në vendngjarje. Në fikjen e zjarrit janë angazhuar zjarrfikëset e Elbasanit Cerrikut e Peqinit. Ne ndihme të shuarjes së flakëve kanë ardhur edhe zjarrfikëse nga Tirana e Rrogozhina