Një dhomë pacientësh në Spitalin Rajonal të Shkodrës u përfshi nga flakët mëngjesin e kësaj të shtune. Pamjet që ndiqni, tregojnë dhomën e spitalit të shkrumbuar nga flakët. Fatmirësisht nga zjarri i rënë në katin e katërt të spitalit në dhomën e Repartit të Kirurgjisë, ka vetëm dëme materiale dhe asnjë person të lënduar.