Top News – Zjarr në parkun e argëtimit / Gjermani, Europa Park hapet sërish
21/06/2023 09:00

Parku më i madh tematik në Gjermani do të rihapet për vizitorët të martën pasi një zjarr i madh, një ditë më parë, bëri që një re e dendur tymi të zi u pa në qiell. Europa-Park, në qytetin Rust, afër kufirit francez, u hap vetëm me disa kufizime të vogla pas zjarrit të së hënës – tha agjencia gjermane e lajmeve DPA. Zjarri shpërtheu në një dhomë kontrolli për një nga atraksionet, pasditen e të hënës dhe doli jashtë kontrollit. Në këtë kohë, rreth 25 mijë vizitorë ndodheshin në park. Alarmi i zjarrit funksionoi sic duhet dhe parku u evakuua ndërkohë që 450 zjarrfikës, policë dhe personel emergjence mbërriti në vendngjarje. Dy zjarrfikës u lënduan lehtë por asnjë vizitor nuk u dëmtua. Shkaku i zjarrit është ende nën hetim dhe zona përreth vendit të ngjarjes do të qëndrojë e mbyllur. Europa-Park është një destinacion turistik i shumë-frekuentuar që tërhori më shumë se 6 milionë vizitorë vitin e kaluar, kryesisht nga Gjermania, Franca dhe Zvicra. Ai ka zona me tematika të bazuara në vende të ndryshme evropiane dhe tre të bazuar në fantazi. Në park po ashtu zhvillohen edhe konferenca dhe ai është një vend i preferuar për evente dhe produksione televizive.

Top Channel/ Rusia dhe Ukraina bëjnë paqe për Pashkët, ndalen bombardimet
11/04 22:23
Top News – Ta çojmë ‘gjyshin’ në azil! MAGA kundër Trumpit: Netanyahu po e tërheq nga hunda
11/04 16:00
Top News- Ngushtica e Hormuzit hapet shpejt! Trump zotohet…por nuk do të jetë një hap i lehtë
11/04 15:30
Top News- ‘Jeni gjallë për të negociuar!’ SHBA dhe Irani ‘takohen’ në Pakistan, Trump kërcënon
11/04 15:30
Top Channel/ Europa, vetëm tre javë karburant? Shoqata e aeroporteve, letër urgjente Brukselit!
11/04 15:10
Top Channel/ Bisedimet në Pakistan, 4 “vijat e kuqe të Iranit: “Nuk heqim dorë nga të drejtat tona”!
11/04 15:09
Top Channel/ Pakistan, sot bisedimet e paqes- Trump: ”Hormuzi do të hapet, me hir a me pahir”!
11/04 15:04
Top News- Kina po i jep armë Iranit! Inteligjenca Amerikane: Sisteme të reja të mbrojtjes ajrore
11/04 15:00
Top News – Kamala Harris kthehet në 2028 / Mendon të kandidojë për president: E di çfarë duhet
11/04 14:30
Top News- Udhëtimi historik rreth Hënës! Astronautët e Artemis II, shëndoshë e mirë në Tokë
11/04 14:00
Top News- ‘Mos guxo të luash me ne!’JD Vance paralajmëron Iranin para takimit në Pakistan
11/04 13:35
Top News – Bordi i Paqes i Trumpit, në telashe / Nuk ka më para, plani për Gazën ka ngecur në vend
11/04 13:09
Top News – Avionët do mbeten në tokë / Linjat ajrore lëshojnë alarmin, mungesë karburanti
11/04 13:07
Top News – Paqe pas armëpushimit të Pashkëve/ Ukrainasit mbeten dyshues: Lufta do të vazhdojë
11/04 13:05
Top Channel/ “Djali i Khameneit i shfytyruar”, Reuters: Plagë të rënda në fytyrë e këmbë!
11/04 12:18
Top Channel/ Tregjet botërore me sytë nga Pakistani: A do ta ulin bisedimet cmimin e naftës?!
11/04 11:06
Top Channel/ Astronautët e Artemis II kthehen nga Hëna: Kapsula zbret në oqean me 39 mijë km/h!
11/04 10:53
Top Channel/ Pakistan, sot bisedimet e paqes- Trump: ”Hormuzi do të hapet, me hir a me pahir”!
11/04 10:50
Top News – Trump po bullizon NATO-n, sërish…por amerikanët e pëlqejnë aleancën
11/04 10:00
Top News – Izraeli dhe Libani në bisedime…! Pse po bëhet lufta dhe çfarë rezultatesh priten
11/04 09:53