Një biznes në Jalë të Bashkisë Himarë u përfshi nga flakët mbrëmjen e së martës, duke shkaktuar dëme në disa dhoma dhe jo vetëm. Flakët e përhapura me shpejtësi përfshinë katër dhoma që shërbenin si hotel, ndërsa u shkrumbuan të gjitha pajisjet elektrike.