Një zjarr ka përfshirë një apartament në lagjen “ 15 Tetori” në Fier gjatë orëve të mbrëmjes. Zjarri ka rënë në katin e tretë të një pallati katërkatësh. Aty jetonin dy të moshuar të cilët u shpëtuan në kohë nga fqinjët. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë dy mjete zjarrfikëse të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve , ndërsa shkaqet nuk dihen ende.