Një vatër zjarri është aktivizuar ditën e sotmë në Malin e Thatë, në Pogradec. Flakët kanë djegur një sipërfaqe kullotë, ku paraprakisht dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme. Zjarri është në kufi me Parkun Kombëtar të Galiçicës dhe po punohet për izolimin e tij.