Zona kodrinore pranë Pikës së survejim-vrojtimit, të Marinës Detare aty ku janë dhe antenat, është përfshirë nga flakët këtë të hënë. Terreni pranë vatrës së zjarrit është mjaft i thepisur, gjë e cila ka vështirësuar vënien nën kontroll të flakëve nga ana e shërbimit zjarrfikës që ka mbërritur me shpejtësi në vendin e ngjarjes. Burimet nga shërbimi zjarrfikës i Durrësit bëjnë me dije se aktualisht nuk rrezikohen banesat që janë në afërsi të vatrës së zjarrit. Krahas punës për shuarjen e flakëve, grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të plota sesi nisi kjo vatër zjarri.