Një zjarr masiv ka shpërthyer në orët e para të mëngjesit në një njësi shërbimi në fshatin Xhyrë, në afërsi të aksit nacional Librazhd–Përrenjas. Sipas njoftimit të MZSH Librazhd, shërbimet zjarrfikëse morën njoftimin rreth orës 03:29 dhe u nisën menjëherë për të shuar flakët.