Një vatër zjarri është shfaqur këtë pasdite në malin e Shëngjinit, mbi port aty ku ndodhen edhe banesa. Nuk dihen ende shkaqet e këtij zjarri por për shuarjen e tyre janë angazhuar shërbimi zjarrfikës dhe punonjës të shërbimit pyjor. Për shkak të erës flakët po përparojnë dhe mund të rrezikojë përhapjen. Një pjesë e banesave që ndodhen poshtë flakëve të zjarrit shërbejnë si rezidenca për pushues të ndryshëm, ndaj dhe eshte kërkuar ndërhyrje e koordinuar ndërmjet të gjitha institucioneve për të vënë nën kontroll flakët.