Socialistët ja dolën mbanë që të çajnë bllokadën e vendosur nga kolegët e tyre demokratë në hyrje të sallës së seancave të parlamentit, duke plotësuar brenda godinës kuorumin e nevojshëm për mbajtjen e seancës. Seanca nisi si normalisht me leximin e katër pikave të rendit të ditës nga ana e kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali. I vetmi që përcolli brenda seancës shqetësimet që provoi jashtë saj ishte deputeti socialist, Frrok Gjini.