Vatra zjarri janë shkaktuar në Nikël të Fushë-Kurjës. Sipas informacioneve bëhet fjalë për 3 vatra, ndërsa zjarrfikësit janë vendosur në vendngjarje për shuarjen e flakëve. Fatmirësisht nuk rrezikohen banesat, ndërsa dyshohet se është e qëllimshme. Po ashtu në dijeni janë vendosur dhe autoritetet policore.