Zjarr i madh ne zonën e hidrovorit të qytetit, pikërisht midis fshatit Nartë dhe fshatit të Akernisë. Edhe pse efektivët zjarrfikës kanë mbërritur menjëherë që prej pasdites, situata nuk është e lehtë pasi zjarri ka fituar terren të gjerë. Përveç shkurreve dhe bimësisë, mësohet se po dëmtohen nga flakët me dhjetëra pisha.