Në një kohë kur prej tre ditësh ka nisur vaksinimi kundër Covid 19 në vendin tonë, kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, ka vizituar ambientet e depos farmaceutike në QSUT dhe depon e ruajtjes së vaksinave në Institutin e Shëndetit Publik. Ministrja Manastirliu theksoi se investimet janë bërë në kohë, ndërsa shtoi se kapacitetet janë për të ruajtur 7 milion doza vaksinash të llojeve të ndryshme në temperatura normale dhe 250 mijë doza që mund të rughen në -70 gradë.