Për të dytën herë brenda pak muajve monedha e përbashkët europiane ka rënë poshtë kufirit të 113 lekëve. Sipas kursit të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, këtë të enjte një euro një euro u këmbye me 112.96 lek. Ky është niveli më i ulët për këtë vit dhe pranë atij të regjistruar në fund të dhjetorit, kur u këmbye me 112.83 lek.