Zhvlerësimi i euros po shtrin efektet edhe në sektorin bankar. Raporti i stabilitetit financiar të Bankës së Shqipërisë tregon situatën e kredive në valutë në gjashtë mujorin e fundit të vitit 2022. Në raport thuhet se rritja më e fortë është raportuar në kredinë e pambrojtur në valutë për individët me qëllim financimin e blerjes së pasurive të paluajtshme. Gjatë viteve të fundit, bankat kanë raportuar rritje të fortë në portofolin e kredisë në euro që u është akorduar bizneseve për blerje pasurish të paluajtshme.