Banka e Shqipërisë është dorëzuar përballë zhvlerësimit të euros, të paktën në përgjigjen jozyrtare që ka mbërritur nga ky institucion për shqetësimet e ngritura nga shoqatat e biznesit eksportues. Këto shoqata thonë se kanë humbur 8 deri në 10 për qind të vlerës së produkteve që eksportojnë dhe nëse euro qëndron në këto norma, apo vijon zhvlerësimi i mëtejshëm i tij paralajmërojnë me shkurtime të punonjësve.