Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se viti 2026 ka nisur me prirje rënëse për eksportet, që u tkurrën me 4.5 për qind në muajin janar, teksa më i goditur është sektori fason dhe industria nxjerrëse e mineraleve dhe energjia. Sipas të dhënave, eksportet e fasonerisë kanë rënë me 1.8 për qind në janar të këtij viti në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ndërsa grupi i mineraleve dhe energjisë elektrike me 2.9 për qind.