Grupi mercenar i Rusisë, Wagner ka pezulluar punën e qendrave rajonale të rekrutimit, për të paktën një muaj. Njoftimin e jep vetë kanali i grupit mercenar në Telegram, ku sqarohet se pezullimi irekrutimit lidhet me zhvendosjen e Wagner në Bjellorusi, pas një marrëveshjeje mes Kremlinit dhe themeluesit Yevgeny Prigozhin.