Rusia ka mundur ta mbajë liderin e saj nën kontroll strikt në një përpjekje për të fshehur shëndetin e tij të keq. Është e një rëndësie të jashtzakonshme për Kremlinin që imazhi prej të forti i Putinit, të ruhet. Moska ka qëndruar gojëkycur vitet e fundit kur Putin zhdukej periodikisht nga jeta publike...dhe shfaqjet e tij janë të përzgjedhura dhe menaxhuara në mënyrë të kujdesshme. Madje, ka edhe orare të kufizuara për takimet e tij me ministrat. Shëndeti i Putinit, prej kohësh ka qenë burim spekulimesh, me inteligjencën perëndimore që sugjeron se ai mund të vuajë nga kanceri apo nga Parkinsoni. Zyrtarët rusë gjithnjë i kanë mohuar pretendimet se ka dicka që nuk shkon me liderin e tyre.