Top News -Zhdukja e 2 personave në Sarandë, 1 i arrestuar/Parandalohet një ngjarje kriminale në Fier
30/08/2023 14:29

Një ngjarje që mund të kishte pasoja të rënda kriminale u arrit të parandalohej në kohë nga policia e Fierit, ndërsa u bë e mundur zbardhja e një tjetër ngjarje kriminale e ndodhur në muajin prill të këtij viti në Sarandë. Në Fier, u vendos në pranga një 29 vjecar, me precedent të mëparshëm kriminal dhe i dënuar më parë për dhënie ndihme të 4 shtatasve për tu arratisur nga burgu. Albi Mëcini u arrestua në flagrancë me dy canta, në brendëësi të të cilave u gjetën 2 pako me rreth 21.3 kilogramë lëndë plasëse artizanale, të montuara me celularë, për shpërthim në distancë. Cantat me sasinë e eksplozivit u gjetën në afërsi të automjetit të 29 vjecarit, banues ky i fundit në Kamëz. Ky i fundit në bashkëpunim me dy shokët e tij Arafat Manërkolli dhe Ervis Cukali, 25 dhe 27 vjec, kishin siguruar këto kushte dhe mjete, me qëllim kryerjen e një ngjarjeje të rëndë kriminale. Manërkolli dhe Cukali janë shpallur në kërkim nga policia, ndërkohë që efektivët sekuestruan 3 bidona me lëndë djegëse benzinë që u gjetën brenda një tjetër automjeti, i cili përdorej po nga këta persona. Arrestimi i 29 vjecarit coi në zbardhjen e një ngjarje krimianle, e shënuar në Sarandë më 9 prill të këtij viti. Në policië e këtij qyteti, u raportuan të zhdukur dy persona, Leondard Theodhori dhe Fatmir Sulovari, të dy të moshave 46 vjec. Nga veprimet hetimore të kryera nga policia e Sarandës dhe ajo e Vlorës, rezultoi se Albi Mëcini është autor i dyshuar i rrëmbimit, vrasjes dhe groposjes së dy 46 vjecarëve. Lidhur me këtë ngjarje, është shpallur në kërkim Sebastian Lataj 25 vjec. Për këto dy shtetas, këtë të mërkurë, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”.

Top Channel/ Karnavalet në Shkodër, mbyllet festa tradicionale e qytetit, shiu nuk e ndali paradën
15/02 20:06
Top Channel/ “Rama, mburojë vetes”, Berisha: Po kapet si i mbyturi pas fijes së barit
15/02 20:06
Top Channel/ Prapaskena e kthimit të Evës nga Siria, zbardhen detajet e operacionit të ndërlikuar
15/02 20:03
Top News – 18 vjeçarja u plagos në hotel. Arrestohet 22 vjeçari, të afërmit ‘pastruan provat’
15/02 19:04
Top News – ‘180 vite burg, absurditet’. Ambasadori i Holandës në Kosovë komenton Hagën
15/02 18:27
Top News -‘E rrezikshme, imazhi im është dëmtuar’. Flet aktorja Anila Bisha pas padisë për ‘Diellën’
15/02 17:45
Top News – ‘Rama i tmerruar, po mbron veten’.Berisha: Në arkiv ka raste të delegimit të funksioneve
15/02 16:26
Top News – Me ftesë të Trump, do udhëtoj për në Uashington për Bordin e Paqes’
15/02 16:24
Top News – Fondi Social, Rama tregon se buxheti është rritur, financohen 14 shërbime të reja
15/02 16:24
Top News – Rritja e pagave. Kryeministri Rama tregon kategoritë që përfitojnë
15/02 16:07
Top News – ‘Mercenarë të paguar nga rrugaçët e lagjes’ Rama komenton protestën e PD
15/02 16:07
Top News – ‘Idioti ndërkombëtar lexonte broçkulla’ Rama i ashpër për prokurorinë në Hagë
15/02 16:07
Top News – Ministrat e paprekshëm nga gjykatat! Rama zbulon ndryshimet në ligj për pezullimin
15/02 16:06
Top News – ALARM! Erëra me forcë uragani…Stuhi pa fund në Spanjë, pas Nils-it vjen Oriana
15/02 16:00
Top News – Pluhuri afrikan mbulon Greqinë / Erëra të forta e stuhi, tërbohet deti anulohen tragetet
15/02 15:54
Top News – ‘Topi është në fushën amerikane’ / Irani sinjalizon kompromis bërthamor me Trumpin
15/02 15:42
Top News – Rusia pushton 12 fshatra ukrainase / Shefi i ushtrisë ‘bën bilancin’ e muajit shkurt
15/02 15:41
Top News – Rasti ‘Balluku’, Rama firmos draftin. Frenohen gjykatat në pezullimin e ministrave
15/02 15:11
Top Channel/ 15 fëmijë të infektuar me fruth/ Ministria e shëndetësisë e mohon, por OBSH heq…
15/02 15:09
Top Channel/ “Mos më ekstradoni, kam depresion”/ I dënuari për përdhunim humbi betejën në Gjykatë
15/02 15:04
DIGITALB DIGITALB