Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) dha alarmin se 2.5 ton uranium janë zhdukur nga një vendndodhje sekrete në Libi, pasi inspektorët e saj vizituan bazën. Ekspertët konstatuan se mungonin 10 fuçi me mineral uraniumi dhe nuk dihej se kush i mori, kur dhe ku shkuan.