Qeveria ka miratuar projektligjin që ngre gjykatat e arbitrazhit në vendin tonë, duke u dhënë mundësi bizneseve mundësi zgjedhjeje në rastet kur kanë mosmarrëveshje. Projektligji përcakton si kusht themelor që arbitrazhi ngrihet vetëm në rastet kur dy biznese kanë nënshkruar më parë një ujdi që e përcakton atë si një zgjidhje të mundshme për mosmarrëveshjet, duke shmangur në këtë mënyrë gjykatat administrative vendase, apo edhe arbitrazhet ndërkombëtare.