Top News – Zgjidhin mosmarrëveshjen/ Elton John dhe ish bashkëshortja
14/10/2020 21:34

Sir Elton John dhe ish bashkëshortja e tij, Renate Blauel, kanë zgjidhur një mosmarrëveshje ligjore të shkaktuar nga autobiografia e yllit dhe filmi Rocketman. Blauel paditi sir Elton në qershor duke pretenduar se ai kishte shkelur kushtet e marrëveshjes së tyre të divorcit, duke diskutuar martesën e tyre katër vjecare që përfundoi në 1988. Ajo fillimisht kërkoi një urdhër gjykate për të parandaluar shkeljen e privatësisë së saj në të ardhmen si edhe dëmshpërblim prej afro 4 milionë dollarësh. Rasti tani është zgjidhur në mënyrë miqësore – tha një zëdhënës i Elton John. Blauel kishte pretenduar se Sir Elton kishte shkelur në mënyrë të përsëritur dhe flagrante marrëveshjen e saj të divorcit në librin dhe filmin biografik që fitoi edhe një cmim oscar. Avokatët e saj thanë se pjesët që flisnin për martesën e tyre kishin përkeqësuar problemet e shëndetit mendor, përfshirë depresionin dhe ankthin dhe se gjendja ishte rënduar nga interesi i shtypit për të. Ndërsa avokatët e sir elton kishin argumentuar se detajet në libër dhe film ishin të njohura për publikun dhe se marrëveshja e divorcit kishte të bënte vetëm me cështje private dhe konfidenciale. Pesë skena nga Rocketman ishin përmendur në padinë e Blauel, përfshirë atë që tregonte martesën e tyre apo ato që tregonin ciftin që flinte në dhoma të ndara gjumi. Një tjetër skenë, përshkruante sir Elton, në një seancë terapie në grup, ku fliste për dështimin e martesës së tij për shkak të palumturisë dhe vecanërisht, seksualitetit të tij.

Top News/ ‘Më të mirat..’, Meritoni uron Heidin dhe Romeon
19/04 15:19
Top News/ ‘Më fal nëse të mërzita…’,Pas sqarimit, çaste romantike mes Romeos dhe Heidi
19/04 15:18
Top News/ Sara e Big Brother shtatzënë, çifti njofton fansat në Instagram
19/04 13:42
Top News/ Momente gazmore në shtëpi, Banorët nuk ndalin dot të qeshurën
19/04 12:47
Top News/ ‘Ishte gjysmë peshk, gjysmë njeri’, Ciceroni u tregon legjendën turistëve
19/04 12:32
Top Channel/ Ish-konkurrentët e Big Brother VIP3 së shpejti bëhen prindër
19/04 12:28
Top News/ Romeo puth Heidin, Graciano në rolin e bashkëshortit bëhet xheloz
19/04 11:12
Top News/ ‘Kjo është lëvizja jote e fundit’, Egla dhe Meritoni ironizojnë njëri-tjetrin
19/04 11:07
Top News/ ‘Këto janë vrima të shenjta’, Juli u flet turistëve për lavanderinë
19/04 11:00
Top News/ ‘Turistë’ në Big Brother Vip, ja rolet e secilit prej banorëve
19/04 10:54
Top News/ Heidi i tregon Romeos lulen e preferuar- Kur isha e vogël…
18/04 17:01
Top News/ ‘Shihemi në gjysmëfinale…’ Kujt ja shprehu Meritoni këtë deklarat?
18/04 16:36
Top News/ ‘Ua padashje’,Erjola lagu me ujë Eglën, ja veprimi i papritur i banores
18/04 14:09
Top News/ ‘Po përpëlitesh si peshku pa ujë’/ Çfarë ndodhi mes Meritonit dhe Erjolës ?
18/04 11:18
Top News/ ‘Është biznesmene dhe modele’, Liami flet për partneren
18/04 11:16
Top News / U zgjodh lideri i shtëpis, Kush e shtypi butonin e kuq ?
18/04 11:07
Top News/ ‘Pse burrat vrasin gratë?’, 1 minutë heshtje për gratë e vrara në Kosovë
18/04 11:03
Top News/ ‘Të kam xhan…’,Romeo drejt krijimit të këngës së dytë në Big Brother
18/04 10:58
Top News/ Roza then gotën – Mjaft!, Juli debaton ashpër me Romeon
17/04 11:44
Top News/ Debati i ashpër, Juli i mbyll derën Romeos, tërheq Rozën mënjanë
17/04 11:43