Presidenti Alyaksandr Lukashenko tha se dhjetëra armë bërthamore ruse janë vendosur në Bjellorusi, një lëvizje që ka rritur shqetësimet në Perëndim se lufta e Moskës kundër Ukrainës mund të zgjerohet. Në mbledhjen e Asamblesë Popullore të Bjellorusisë në Minsk, aleati kyç i presidentit rus, Lukashenko tha se vendosja e armëve bërthamore ruse në tokën bjelloruse ishte një strategji e menduar për të penguar sulme.