Kokë më kokë po garojnë dy forcat e mëdha politike në Shqipëri, Partia Socialiste me në krye kryeministrin aktual Edi Ramën dhe opozita e përbërë nga Partia Demokratike me Lulzim Bashën bashkë me lëvizjen Socialiste për Integrim. Kështu e kanë përshkruar, mediat italiane gjendjen aktuale të procesit të votimit në zgjedhjet parlamentare të Shqipërisë. Ata shtuan se dy Exit-Polle të ndryshme, vlerësuan Ramën me 46 % të votave, Partinë demokratike me 44 % të votave dhe LSI me 5 %, me një marzh gabimi me të paktën 2 pikë.