Drejtuesi Politik I Partisë Socialiste për qarkun e Tiranës, Erion Veliaj vijon turin elektoral për zgjedhjet e 23 korrikut në Rrogzhinë, teksa këtë të premte u ndal në fshatin Gosë, ku kërkoi votën për kandidatin e mazhorancës, Edison Memolla. Veliaj sulmoi liderin e opozitës, Sali Berishën, teksa thumboi edhe rivalin e Memollës në zgjedhje, të cilin e quajti ‘bixhozxhi, që nuk e di ende nëse është me Lulin apo me Saliun’.