Kolegji Zgjedhor Gjyqësor zhbllokoi ngërçin e krijuar nga Komisioni Rregullator, duke miratuar afatet për zgjedhjet e pjesshme për kryetar bashkie në Himarë që do të mbahen më 4 gusht. Sipas vendimit koalicionet zgjedhore duhet të paraqesin pranë KQZ brenda datës 24 korrik kërkesën për regjistrim, ndërsa fushata e kandidatëve do të nisë më 27 korrik. Zgjedhjet në Himarë do të mbahen pasi të si kryetari I zgjedhur Fredi Beleri dhe ai në detyrë Jorgo Goro u arrestuan me kërkesë të SPAK për akuza të ndryshme.