Parlamenti Europian ka dhënë një dritë jeshile për negociatat, pas miratimit të raportit për progresin e Shqipërisë, teksa theksi ishte në përmbushjen e 15 kushteve të vendosura nga Bashkimi Europian. Në raport ngrihet shqetësimi në lidhje me akuzat për blerjen e votës, duke theksuar se ndjekja penale për këtë çështje është një ndër kushtet e vendosura nga Këshilli më 25 mars të vitit të kaluar. Po ashtu, në raport vihet theksi edhe te marrëveshja e 5 qershorit mes palëve politike, duke vënë në dukje “dështimin për t'u mbështetur më tej në të”.