Veç qindra mijë qytetarëve me të drejtë vote në zgjedhjet e pjesshme lokale për 6 bashkitë pa kryetar, në këtë proces do të votojnë edhe qindra të burgosur. Thënë ndryshe në zgjedhjet 6 Marsit, të drejtën e votës e kanë edhe 200 të burgosur dhe paraburgosur. Për këtë arsye më 6 mars burgu I Durrësit dhe Rrogozhinës resppektivisht, do të shndërrohen në dy qendra votimi, ku edhe të burgosurit respective me të drejtë vote do të zgjedhin të besuarin e tyre për të drejtuar bashkinë deri në zgjedhjet e vitit 2023.