Ultimatumet e ndërkombëtareve, kryesisht të Ambasadores Amerikane Yuri Kim dhanë sukses, sepse Gjykata Kushtetuese, ashtu sikurse edhe ishte paralajmëruar në dhjetor u bë funksionale, ndonëse me vetëm 6 anëtarë. I fundit në listën e atyre që plotësojnë një trupë gjyqësore të kësaj gjykate ishte Përparim Kalo, që u dekretua nga presidenti Ilir Meta, si një vend vacant i shpallur pikërisht prej tij.