Top News – Zgjedhje serbe në Kosovë / SHBA kundër BE: Prishtina vendos vetë!
21/01/2022 12:45

Ambasadori amerikan në Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, Michael Carpenter, tha se Kosova dhe Serbia duhet të sigurojnë që qytetarët e të dyja vendeve të jenë në gjendje të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës, ndërsa nënvizoi se është e drejtë sovrane e Kosovës të përcaktojë kushtet në të cilat shtete tjera sovrane mund të organizojnë zgjedhje në territorin e saj. Ambasadori Carpenter i bëri këto komente duke folur rreth referendumit për ndryshimet kushtetuese që u zhvillua në Serbi më 16 janar, por që nuk u lejua të mbahej në zonat e banuara me shumicë serbe në Kosovë. Ai tha se Shtetet e Bashkuara e mirëpresin referendumin në Serbi në të cilin u miratuan ndryshimet kushtetuese që kanë të bëjnë me reformën në sistemin e drejtësisë. Para referendumit, Shtetet e Bashkuara iu bashkuan partnerëve evropianë duke u bërë thirrje të gjithë qytetarëve serbë që të marrin pjesë, tha ai. “Le të jemi të qartë për qëndrimin e Shteteve të Bashkuara për të drejtën e Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran që të përcaktojë kushtet me të cilat do të zhvilloheshin zgjedhjet e shteteve të tjera sovrane në territorin e saj. Ne kishim shpresuar se qeveria e Kosovës do të vazhdonte praktikën e mëhershme të lejimit të OSBE-së për të grumbulluar fletëvotimet e votuesve që jetojnë në Kosovë, por ajo zgjodhi të mos e bëjë këtë”, tha ambasadori Carpenter. Ai shtoi se është për të ardhur keq që Kosova nuk është anëtare e OSBE-së “dhe për këtë arsye nuk është në gjendje të flasë vetë sot.

Top Channel/ Skandal në RMV! Ministria iu ndalon gjuhën shqipe në shkelje të ligjit
08/02 22:07
Top News – Zyrtari i Vuçiçit trafikant droge / Kapet sasi e madhe marijuane në Maqedoninë e Veriut
08/02 20:00
Top News – ‘Protestat në Serbi i nxit Shqipëria’. Vuçic gjen ‘fajtorin’ për tubimet kundër tij
06/02 10:03
Top Channel/ Vuçiç akuzon Shqipërinë dhe SHBA: Duan të më rrëzojnë
05/02 22:58
Top News-Ministri shqiptar tradhton bashkëkombësit për Vuçiç: S’ka diskriminim në Luginë
05/02 21:24
Top News- Hoteli luksoz i Jared Kushner në Beograd/ Ministri serb përfundon në Gjykatë
04/02 16:45
Top News – 15 të vdekur, mbi 26 të plagosur. Roja bregdetare greke përplas skafin me emigrant
04/02 10:58
Top News – Kryeministri grek ‘kryqëzon’ ministrat: ‘Nuk ka imunitet dhe as punë të përjetshme’
02/02 17:18
Top News- ‘Shteti s’është i lidhur me drogën’/ Vuçiç mohon akuzat për ngarkesën e 5 tonëve hashash
02/02 11:23
Top Channel/ Rrugët e fshehta të marijuanës/ Media në Mal të Zi raporton itinerare të paligjshme
01/02 15:10
Top News-Mali i Zi ngre alarmin: Tonelata kanabisi futen përmes rrugëve tokësore e ujore nga Shkodra
01/02 14:52
Top News- Kapet drogë me vlerë 10 mln euro, trafikantëve u dështon plani në Serbi
29/01 22:40
Top Channel/ Vuçiç ‘tërbohet’ nga aleanca Tiranë-Prishtinë-Zagreb, kthen shërbimin e detyrueshëm ushtarak
29/01 19:50
Top News- Serbia shton numrin e ushtarëve/ Rikthen shërbimin ushtarak të detyrueshëm
29/01 19:12
Top News – Si e trajton Serbia pakicën shqiptare. MEPJ përshëndet ligjin për ‘Luginën’
29/01 14:20
Top News- Skandal s*ksual në Mal të Zi/ Dy zyrtarë të lartë shtetërorë japin dorëheqjen
28/01 14:43
Top News- Kosova dhe Serbia nuk përfitojnë/ 171 milionë euro nga BE, Prishtina peng i politikës
28/01 11:07
Top News – Paraburgimi për Veliajn e Imamoglun. Kryebashkiakët e B40: Kërcënon demokracinë vendore
28/01 10:45
Top News- ‘Serbia diskriminon me ligj shqiptarët’/ Osmani reagon për projektligjin për Preshevën
27/01 12:50
Top News – BE, 150 mln euro për Serbinë. Mbështetja financiare për rinovimin e 540 km rrugë
27/01 11:46
DIGITALB DIGITALB