Menjëherë sapo SPAK i propozoi KLP-së, emrin e Aida Hajnaj për kreun e Byrosë Kombëtare të Hetimit, ka ardhur edhe një reagim nga Shtete e Bashkuara të Amerikës. “Gur mbi gur bëhet mur”, këtë proverb të urtë shqiptar ka përzgjedhur ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim për të dhënë mesazhin urues për këtë hap para të drejtësisë së re.