Qeveria ka zgjatur në heshtje koncesionin e markimit të karburanteve, dhënë që prej vitit 2013-të nga Qeveria e Sali Berishës me një afat 10-vjeçar. Afati i koncesionit përfundoi që në muajin shkurt, por duke përdorur një klauzolë në kontratën e nënshkruar 10 vite më parë mbi datën efektive të hyrjes në fuqi, koncesioni u zgjat deri në fund të muajit qershor.