Prokuroria e Posaçme ka zgjatur me 3 muaj afatet hetimore për ish zëvëndës kryeministrin Arben Ahmetaj, i shpallur në kërkim që prej muajit korrik të vitit 2023, për çështjen e inceneratorëve. Afatet hetimore përfundonin në datë 21 qershor, ndërkohë që verifikimet e tjera që po kryen struktura e posaçme kanë bërë që dy prokurorët e çështjes, Altin Dumani dhe Enkeleda Millonai, t’i zgjasin me tre muaj afatet.