Zëvendëskryeministrja njëherësh ministre e Infrastrukturës, Belinda Balluku, ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku është pritur në Departamentin Amerikan të Shtetit. Gjatë kësaj vizite, Ballku ka takuar të dërguarin e SHBA për Ballkanin perëndimor, Gabriel Escobar, me të cilin janë diskutuar çështje të ndryshme.