Në garën për zëvendësimin e Holta Zaçajt, mandati i së cilës në Gjykatën Kushtetuese ka përfunduar në muajin mars, marrin pjesë gjashtë emra. Gara më e fortë parashikohet mes gjyqtarit të Gjykatës së Lartë, Asim Vokshi dhe ish kryetares së Këshillit të Lartë Gjyqësor, Naureda Llagami. Këshilli i Emërimeve në Drejtësi publikoi vlerësimin e kandidatëve dhe pikëzimin e tyre.